Kryetari i Gllogjanit tregon se si ndodhi ngjarja ku mbetën të vdekur tre persona

Kryetari i Gllogjanit, Mustafa Selmani, ka konfirmuar se ngjarja tragjike ku mbetën të vrarë tre persona, ka ndodhur në mes të fshatit Shaptej dhe fshatit Gllogjan.

Lajme

26/11/2021 21:30

Sipas informatave të para, Selmani tha se dikush i ka dalë autobusit në pritë me maskë dhe e ka gjuajtur me kallashnikov.

“Shoferi ka qenë i vdekur dhe këta dy fëmijë i kemi çuar në spital por s’kanë pasur shenja jete”, tha ai për T7.

“Fëmijët thonë se dikush ka dalë përpara dhe ka gjujt kallash. Ka qenë njeri me maskë dhe ia ka gjujt autobusit kallash”, shpjegoi ai.