Kryetari i FFK viziton në QKUK lojtarin Alban Rexhepi, i cili pësoi arrest kardiak në fushën e blertë

Dita e sotme tregoi një ngjarje që shqetësoi tifozët e futbollit kosovar.

Sport

24/04/2022 22:15

Lojtari i skuadrës së Vllaznisë së Pozheranit, Alban Rexhepi ka pësuar një arrest kardiak në fushën e blertë, në ndeshjen ndaj Flamurtarit.

Rexhepit i është vendosur një stendë. Gjatë qëndrimit të tij në QKUK, në vizitë i ka shkuar edhe kryetari i FFK, Agim Ademi.

Kryetari i Federatës ka bërë të ditur se lojtari është në gjendje të mirë pas intervenimit. Më poshtë mund ta shihni njoftimin e Ademit në ‘Facebook’. /Lajmi.net/