Kryetari i Ferizajt kërkon ndërprerjen e grevës nga ish-punëtorët e fabrikës së tubave

Kreu i komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, sot vizitoi ish punëtorët e fabrikës së tubave, të cilët vazhdojnë të jenë në grevë për 28 ditë me radhë. Ai kërkoi nga ta të ndërpresin grevën. 

Lajme

23/06/2014 14:18

Muharremi kërkoi nga grevistët se për shkak të vakumit institucional që po ndodhë në Kosovë, ta ndërkrejnë grevën e tyre. 

Ndërkaq, kërkesat që ata i kanë, Muharremi tha se duhet të vazhdojnë t’i shtrojnë përmes komisionit të tyre, dhe gjithashtu ai premtoi se do tu bashkëngjiten këtyre ish punëtorëve dhe se do jetë pjesë e çdo takimit të tyre me institucionet e shtetit. 

Ai tha se qëndrimi i tyre në grevë, nuk po e siguron atë që dikush do të merret me problemet e tyre, derisa të bëhet konstituimi i institucioneve të Kosovës. Tha se duhet të kenë parasysh edhe shëndetin e tyre. 

E kryetari i këshillit të grevistëve, Ali Shabani, tha se gjithë ish punëtorët së bashku do të diskutojnë për përfundimin e grevës. 

Megjithëkëtë, tha së është e padrejtë ajo se çfarë po ju ndodhë atyre. 

Ndërsa, për tu solidarizuar me ta, ishin edhe shoqata e Hendikosit të Ferizajt, të cilët pas një aktiviteti të tyre iu bashkuan për një kohë grevistëve.