Kryetari i FBK-së me një super vendim, ndihmon ekipet e basketbollit

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu bashkë me bordin e Federatës kanë marr vendim që të ndihmojnë ekipet qe nga ky vit të kalojnë në një standard tjetër të organizimit të ndeshjeve.

Sport

15/09/2021 15:04

Federata duke parë vazhdimisht problemet me palestra dhe vendosjen e reklamave të sponsoreve të klubeve, ka vendosur që të gjitha klubeve të ju ofroje sistemin e ‘led’ për të gjitha ndeshjet e ‘Art Motion’ Super Ligës së Kosovës në mënyrë që klubet të kenë hapësira për gjetjen e sponsoreve të tyre.

Më këtë vendim, Fetahu bëhet kryetari i parë që iu jep ndihmë të madhe klubeve.

Njëri nga kryetarët e klubeve ka thënë se janë shumë të kënaqur më këtë vendim, sepse secili klub do të këtë mundësi të mëdha për të krijuar të hyra në buxhetin e klubit dhe janë eliminuar problemet brenda klubeve të qytetit të cilat i kanë pasur ma herët me ‘stikerat’ e vendosur nëpër palestra.