Kryetari i tifo-grupit të ‘Dardanëve’ për rastin e Bislimit: Mjerë ai që s’e vlerëson dot ku vlen e ku s’vlen

Kryetari i tifo-grupit të ‘Dardanëve’, Luli Berisha ka reaguar pas refuzimit të Kosovës nga Uran Bislimi. Gjatë ditës së djeshme drejtori i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala tregoi se Uran Bislimi ka refuzuar ftesën e ‘Dardanëve’ për të përfaqësuar vendin e tij. “Uran Bislimi e ka refuzuar Kosovën. E ka refuzuar përmes klubit, nuk ka…

Sport

21/03/2023 11:54

Kryetari i tifo-grupit të ‘Dardanëve’, Luli Berisha ka reaguar pas refuzimit të Kosovës nga Uran Bislimi.

Gjatë ditës së djeshme drejtori i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala tregoi se Uran Bislimi ka refuzuar ftesën e ‘Dardanëve’ për të përfaqësuar vendin e tij.

“Uran Bislimi e ka refuzuar Kosovën. E ka refuzuar përmes klubit, nuk ka pasur guxim të refuzonte vetë Kosovën. Ai për herë të dytë në tri grumbullime e refuzoi ftesën tonë. Nuk ka treguar respekt. Nuk do të ftohet më”, tha Shala në konferencë për media.

Së fundmi në lidhje me refuzimin e Bislimit ka komentuar kryetari i tifogrupit, Luli Berisha.

Sipas tij vetëm tradhtarët e puthin fanellën e shtetit dhe më pas thonë se po shqyrtojnë.

“Vetëm tradhtarët prej vërteti të thonë po, e puthin fanellën e shtetit prej nga vjen dhe në fund thotë po shqyrtoj. Këtu gjithçka ka, dinjitet s’ka. As Zvicrës s’i duhen futbollistë të tillë. Mjerë ai që s’e vlerëson dot ku vlen e ku s’vlen”.

Kujtojmë që Kosova luan në udhëtim te Izraeli më 25 mars, kurse më 28 mars pret në ‘Fadil Vokrri’ Andorran./Lajmi.net/