Të Infektuar: 106.489

Të Shëruar: 97.877

Të Vdekur: 2.210

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës kërkon ndihmën e qytetarëve për ngritjen e çmimeve të vajit e sheqerit

9:53 | 4 Maj 2021

Valon Presteshi, kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës –AKK ka kërkuar ndihmën e qytetarëve rreth ngritjes së produkteve të sheqerit dhe vajit.

A mund dhe kur mund të ndërhyjë Autoritetit Kosovar i Konkurrencës që të shqiptojë gjobë ndaj kompanive që rritën disa produkte në Kosovë në muajin e fundit. Në fakt, a ishte e lirshme kjo rritje e çmimeve? Për këtë ka folur, kryetari i AKK-së, Valon Presteshi në një postim që ka bërë në rrjetin social facebook.

Postimi i Presteshit:

Sqarim rreth rritjes se çmimeve

Vendet te cilat sistemin ekonomike e kane te rregulluar mbi bazen e ekonomise se tregut, nuk kane asnje institucion i cili i rregullon cmimet, perveq ne disa tregje specifike te cilat medomos duhet te kenë ndermarrje te cilat kane pozite monopoliste natyrore, si prsh, Uji, Rrejti i rrymës, hekurudhat! Sepse nuk ka logjik qe secili qytetarë ti kete 4 apo 5 gypa te ujit ne shtepi nga 4-5 kompani te ndryshme dhe pastaj ai të zgjedhe bazuar në cmim, cilesi apo sherbim, apo edhe të jene 4-5 rrjete te shpendarjes se rrymës, apo edhe 4-5 hekuradha ne te njejten linje. (Po e kuptoni logjikën). Por shtetet e tilla me nje ekonomi te tregut, kete kompetence te pavarur jau lene kompanive te vendosin rreth cmimeve, produkteve dhe sherbimeve, sepse ky sistem eshte treguar me efektivi dhe me i suksesshmi karshi sistemeve tjera te ekonomise. Dhee,

Komponenta e cila e vendos balancin ndermjet kompanive ne aspektin e cmimit, sherbimeve dhe produketeve eshte KONKURRENCA. Pastaj elementi tjeter, qe e vendos ekuilibrin ne treg eshte oferta dhe kerkesa (mikro).

Tani, njerzit mund te thojne, e per qka po egzistojka Autoriteti i Konkurrences, nese nuk mundet ti rregulloj qmimet, “kapne shtinja qelcin”.

Eh… Autoriteti i konkurrences egziston per me i nxone MARREVESHJET, ndermjet kompanive qe operojne ne nje treg te caktuar ne zingjirin vertikal apo edhe horizontal, me te cilat marreveshja ata jane dakorduar, per ngritje te cmimeve, ndarje te tregut, kushtezime te ndryshme etj. Eh tash, me bo me i nxone keto kompani qe bejne marreveshje te tilla, “vaj halli per ta”.

Andaj te nderuar qytetare, nese keni ndonje njohuri te bazuar apo edhe keni ndegjuar se prsh, importuesit e vajit, apo sheqerit jane marre vesh per me i ngrite cmimet ne menyre te bashkerenduar, na njoftoni. Tani na merremi me ta.

Per ndryshe, nese rriten cmimet pa marreveshje, dhe rriten bazuar ne arsyje objektive, atehere veq puna e mbare i themi ketyre kompanive. /Lajmi.net/