Kryetari i Akademisë së Shkencave të Serbisë kërkon që t’i thuhet popullit që Kosova është e humbur

Kryetari i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Serbisë, Vladimir Kostiq ka thënë se dikush duhet të tregojë se Kosova më nuk është as ‘de fakto’ as ‘de juro’ në duart e Serbisë

Lajme

18/10/2015 14:21

Në një intervistë për Radio Beogradin, Kostiq ka bëtë të qartë se ky është vetëm qëndrim i tij dhe jo i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, transmeton Express.

“Kosova nënkupton një pjesë të madhe të bazës kulturore serbe për të cilën duhet të luftojmë dhëmb me dhëmbë. Mirëpo gjërat janë të qarta. Ne mund ta gënjejmë veten, por është e qartë se Kosova nuk është më në duart e Serbisë”, ka thënë Kostiq.