Kryetari Bahtiri: Në lumin Ibër është gjetur trupi i pajetë i Sead Alushit
Trupi i pajetë i gjetur përgjatë lumit Ibër, në Grabovc të Zveçanit, dyshohet të jetë i 17 vjeçarit, Sead Alushi. Policia nuk e ka konfirmuar këtë, por kryetari Agim Bahtiri thotë se bëhet fjalë për këtë person.

Lajme
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti e ka konfirmuar se është gjetur një trup i pa jetë në lumin Iber, në Grabovc të Zvecanit. Porse ai thotë se ende nuk mund ta dinë se i kujt është trupi i pa jetë.
“Trupi është dërguar për verifikim dhe obduksion dhe nuk mund ta konfirmojmë identitetin e viktimës”, ka thënë Hoti.
Nga ana tjetër, Gazeta Express e ka kontaktuar edhe kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili e pohon se trupi i pajetë i preket, Sead Alushit, i zhdukur javë më parë në Ibër. “Çdo gjë tregon se është ai”, deklaroi Bahtri.