Kryetari Aliu interesohet të sjellë modelin e shkollës profesionale zvicerane në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu priti sot në takim drejtorin e Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, Stefan Sarkany bashkë me drejtues e përfaqësues të Bashkësisë Hebreje – Bet Israel Kosova.

Lajme

19/11/2019 16:49

Me këtë rast kryetari Aliu i njoftoi mysafirët me arritjet e Ferizajt në pikëpamje të zhvillimit ekonomik si dhe nismat që ka ndërmarrë qeveria e tij për të dinamizuar këtë fushë të rëndësishme të jetës shoqërore.

Theks i veçantë në këtë takim u vu mbi bashkëpunimin e mundshëm në sferën e ngritjes së kapaciteteve profesionale, përmes shkollave profesionale zvicerane dhe programeve të ndryshme të trajnimeve.

Duke u shprehur falënderues, mysafirët shpalosën punën e tyre në raport me komunitetin biznesor vendor, si dhe hapat që synojnë t’i ndërmarrin në rritjen e kapaciteteve profesionale, duke instaluar modelin e shkollës profesionale zvicerane.