Kryesuesi thotë se nesër vazhdon seanca konstituive, PAN nuk merr pjesë

11:17 | 9 Gusht 2017

Kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, gjatë takimin me partitë politike ka thënë se nesër në orën 10 do të vazhdojë seanca konstituive që është thirrur më herët.

Mikullovci, që është deputeti më i vjetër i legjislaturës së gjashtë, ka thënë se në pra 10 do të vazhdojë seanca konstituive.

Ndërsa kanë vazhduar përplasjet në mes përfaqësuesve të PAN-it dhe LAA-së, për caktimin e datës së seancës dhe zgjedhjen e organeve të Kuvendit.

Në takim nuk kanë marr pjesë përfaqësuesit e Vetëvendosjes, me përjashtim kryesuesit që vjen nga ky subjekt, por që e udhëheq seancën për shkak të moshës, i takon ky privilegj.