Kryesia vendos, më 22 gusht shpërbëhet Kuvendi

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që më 22 gusht të mbahet seanca për shpërbërjen e Kuvendit.

Lajme

05/08/2019 11:47

Kryesia e Kuvendit të Kosovës me vota unanime ka marrë vendim që data e 22 gushti të jetë dita e shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, raporton lajmi.net.

Kjo u konfirmua menjëherë pas përfundimit të mbledhjes nga të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare. /Lajmi.net/