Kryesia e LDK-së e disponuar një ditë para votimit të qeverisë – Veliu e Mustafa paraqiten të buzëqeshur

Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht është duke mbajtur mbledhjen e Kryesisë së saj.

Lajme

02/06/2020 17:40

Pas kësaj mbledhje, LDK pritet të dalë me emrat e ministrave që pritet të votohen nesër për qeverinë Hoti, shkruan lajmi.net.

E ndonëse aty nuk është prezente nënkryetarja Vjosa Osmani, disponimi tek anëtarët e tjerë duket të jetë mjaftë i mirë.

Të paktën kështu vërehet nga disa fotografi që ka postuar LDK në Facebook, brenda kësaj mbledhjeje.

Ndryshe, nesër me fillim prej orës 11:00 pritet të nis seanca për votimin e qeverisë Hoti.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës tash e disa herë kanë potencuar se i kanë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë. /Lajmi.net/