Kryesia e Kuvendit mblidhet 5 ditë para seancës konstituive

Kryesia e Kuvendit të shpërbërë të Kosovës do të mblidhet të shtunën, në orën 11:00, ka konfirmuar për KosovaPressin ish-kryetari i Kuvendit të shpërbërë, Jakup Krasniqi. 

Lajme

08/07/2014 18:32

Krasniqi ka thënë se ish-Kryesia e Kuvendit do të mblidhet bashkë me përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar mandate, me qëllim të caktimit të rendit të ditës së seancës konstituive, që me vendimin e Presidentes është caktuar të mbahet më 17 korrik.

“Kryesia është thirrur për ditën e shtunë në orën 11:00, e cila do të përgatit rendin e ditës për seancën konstituive të Kuvendit të ri”, tha Krasniqi.

Ai tha se Kryesia do të caktojë orën e mbajtjes së seancës konstituive më 17 korrik.