Kryesia dhe deputetët e PDK-së bënë homazhe në Prekaz, aty ku nisi liria

Me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule në memorialin e Jasharëve në Prekaz.

Lajme

17/02/2020 10:32

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se këtë ditë kanë zgjedhur ta fillojnë pikërisht në vendin ku filloi historia e Kosovës.

“Sot në këtë ditë të veçantë për Kosovën, kryesia e PDK-së kemi zgjedhur ta fillojmë ditën nga një vend i veçantë, këtu ku ka filluar historia e Kosovës”, tha Hamza.

Ai shprehu urime për të gjithë qytetarët e Kosovës duke cekur se shteti i Kosovës për këto vite ka pasur të arritura dhe besojmë se shteti i Kosovës do të ketë të arritura edhe më të mëdha në vitet në vijim. /Lajmi.net/