Kryeparlamentari Veseli: Mos bëni patriotizëm me Trepçën

Kryeparlamentari Kadri Veseli në fjalimin e tij për Trepçën ka thënë se debati për këtë kompani nuk do të ekzistonte fare po të mos ishte Dhoma e Posaçme. Ai ka thënë se kjo temë nuk duhet të bëhet çështje patriotike.

Lajme

13/02/2015 17:15

Duke iu referuar fjalimeve të VV-së ai ka thënë se Trepça nuk duhet të shndërrohet në çështje patriotike pasi “ne kemi luftuar për Kosovën”.

Ai ka thënë se Kosova funksionon sipas ekonomisë së tregut ndërsa ka hedhur poshtë nacionalizimin e Trepçës.

“Minatorëve që e donë me më e shpirt Trepçën, që e donë Kosovën duhet themi se Trepça është e Kosovës,duhet me ju tregu partnerëve ndërkombëtarë që nuk do ta nacionalizojmë , shtetëzim ma nuk ka. Shteti e ka të garantuar pronësinë mbi minierat…” ka thënë ai.