Kryeministrja serbe shpreson në heqjen e reciprocitetit nga qeveria Hoti

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se shpreson që qeveria e re e Prishtinës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, të heqë sa më shpejt taksën dhe masat e reciprocitetit për mallrat nga Serbia në mënyrë që, siç tha ajo, Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë dialogun dhe bashkëpunimin tregtar.

Lajme

05/06/2020 10:00

Ajo tha të enjten se vendimi për këtë nuk varet nga Serbia dhe se Beogradi mund të apelojë që ajo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi, sipas saj,një gjë të tillë po e bëjnë që nga 21 nëntori 2018, kur u vendos taksa  prej 100 përqind, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Këto deklarata shefja e ekzekutivit serb i bëri në ditën kur Avdullah Hoti morri detyrën e shefit të ri të Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ishte zotuar se me të ardhur në pushtet, sipas kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë, do të ndërmarrë të gjithë hapat për rinisjen e dialogut.