Kryeministria punësoi persona pa konkurs

Në Zyrën e Kryeministrit janë evidentuar një mal parregullsish dhe keqpërdorimesh për vitin e kaluar. Një prej keqpërdorimeve është mbulimi i pozitave me ushtrues detyre dhe avancimet pa konkurs.

Lajme

22/06/2015 21:15

Sipas Auditorit, Ligji i Shërbimit Civil përcakton se një pozitë nuk mund të mbahet nga ushtruesi i detyrës për më shumë se tre muaj.
“Në tre raste pozitat menaxhuese mbaheshin nga ushtruesit e detyrës më gjatë se afati i përcaktuar, njëri rast ishte në ZKM ndërsa dy në AUV. Rregullorja për avancimin e nëpunësve civil përcakton se për çdo avancim duhet të shpallet konkursi i brendshëm ose i jashtëm”, thuhet në raport të auditorit, raporton Kosovapress.
Në tre pozita, AUV-i kishte avancuar zyrtarët pa shpallur konkurs. Mungesa e kontratave të rregullta të punës është demotivuese për stafin që ushtron atë detyrë dhe nuk siguron angazhim adekuat për arritjen e objektivave të organizatës duke rënë në ndesh edhe me ligjin.
Përderisa avancimi i zyrtarëve pa konkurs mohon mundësinë e konkurrencës duke mos siguruar qё gjithmonë personi mё i përshtatshëm ёshtё vendosur nё pozitën përkatëse. Gjithashtu Zyra e Kryeministrit kishte blerë pesë llaptop dhe një skaner në vlerë 11,522€.
Përdorimi i automjeteve pa kontroll
Në kuadër të shkeljeve në Kryeministri është evidentuar mungesa e evidencave të plota për përdorimin e automjeteve.
“Në dosjet e gjashtë automjeteve, kërkesa për udhëtime zyrtare nuk ishte plotësuar siç kërkohet me Udhëzim Administrativ (UA) 03/2008 për përdorimin e automjeteve. Mosplotësimi i formularëve sipas UA për shfrytëzimin e automjeteve, rrezikon përdorimin e tyre përtej qëllimeve zyrtare, duke i shkaktuar edhe shpenzime shtesë”, thuhet në raportin e ZAP-it.
Në këtë raport thuhet se mungonin dëshmi rreth arsyetimit të shpenzimeve nga përfituesit e subvencioneve.
“Ne kemi vlerësuar kontrollet e zbatuara nga menaxhmenti, për të siguruar se mjetet e dhëna për subvencione dhe transfere janë dhënë në pajtim me fushëveprimtarinë e ZKM-së si dhe për mënyrën e raportimit të tyre. Ky rrezik ishte materializuar, pasi që në këtë kategori niveli i kontrollit të brendshëm nuk ishte në nivelin e duhur. Në shtatë subvencione të dhëna me vendimin e Kryeministrit në vlerë 67,800€, përfituesit nuk kishin ofruar raporte përshkruese mbi arsyeshmërinë e shpenzimit, fatura si dhe dëshmi tjera përcjellëse”, thuhet në raport.
Gjithashtu, është evidentuar, edhe pagesa e furnizimeve me mallra dhe shërbime nga investimet kapitale. Në AUV furnizimet e ndryshme ishin buxhetuar si investime kapitale si dhe janë paguar nga ky buxhet derisa rregullat e thesarit i kategorizojnë si mallra dhe shërbime.

Vlera e këtyre furnizimeve ishte 1 milionë e 548 mijë e 272 euro. ZKM ishte përpjekur edhe këtë vit që në bashkëpunim me Ministrinë e Financave (MF) të korrigjojë kategorinë buxhetore, por nuk ishte arritur të adresohej nga MF.

Kjo çështje ishte paraqitur dhe shpalosur detajisht në PVF. Rreziku Buxheti për projektet e cekura më lartë ishte klasifikuar gabimisht, si rezultat shpenzimi i tyre ndikon në paraqitjen jo të drejtà « dhe në besueshmërinë e pasqyrave financiare.

Kjo kishte ndikuar që të mbivlerësohen dukshëm investimet kapitale dhe të nënvlerësohen mallrat dhe shërbimet.

Mangësitë e shitjes përmes ankandit publik
Në Kryeministri janë evidentuar mangësitë e shitjes përmes ankandit publik. AUV mbledh të hyra edhe nga shitja e mishit nga kafshët e konfiskuara, ku shitja bëhet përmes ankandit. Gjatë vitit 2014, ishin realizuar 32 ankande në periudha të ndryshme dhe ishin mbledhur 76,472€.

Në të gjitha ankandet e realizuara, kishte vetëm nga një ofertues edhe pse çmimet fillestare ishin nën vlerën e tregut. Në fillim procesi i shitjes nuk ishte i rregulluar, derisa vonesat në shitje të shkaktuara nga rishpallja e ankandeve kishin rezultuar me prishjen e mishit me vlerë të përafërt me 5,772€.

Në fund të muajit tetor, AUV kishte aprovuar rregulloren 04/20149 për trajtimin e këtij procesi, megjithatë edhe përkundër rekomandimit të dhënë nga viti paraprak kishte vazhduar zhvillimi i ankandeve me vetëm nga një ofertues. Rreziku Zhvillimi i ankandit me nga vetëm një ofertues rritë rrezikun e shitjes së mishit me çmime të ulëta, si dhe vonesat gjatë shitjes rrezikojnë humbjen e arkëtimeve nga prishja e mallit.

Dobësi sistematike kishte edhe në procesimin e pagesave.
“Ne identifikuam disa mangësi, ku kontrollet nuk ishin zbatuar në nivel të duhur: Në një numër të rasteve 10, fondet ishin zotuar/urdhër blerjet ishin lëshuar pas pranimit të faturave respektivisht pas pranimit të furnizimeve. Në tetë furnizime të ndryshme me vlerë të përbashkët prej 39,202€, malli ishte pranuar nga zyrtari pranues, në mungesë të komisionit për pranimin e mallit. Kjo situatë ishte rezultat i mos funksionimit të kontrolleve të brendshme; dhe ZKM kishte blerë pesë llaptopë dhe një skaner në vlerë 11,522€.

Edhe pse këto pajisje i takojnë kategorisë së investimeve kapitale, për shkak të kategorizimit të gabuar gjatë planifikimit, blerjet ishin realizuar nga buxheti për mallra dhe shërbime.

Derisa në një rast tjetër, ishte bërë furnizimi me mobilie në vlerë 7,640€, në bazë të kontratës kornizë, afati i së cilës kishte skaduar një muaj më parë. Kjo kishte ndodhur për shkak të vonesave në inicimin e procedurave të prokurimit për këtë lloj të furnizimeve.