Kryeministri thotë se priten vendime të tjera për parandalimin e ndotjes së ajrit
Ajri i ndotur po vazhdon të jetë problem për qytetarët e Prishtinës.

Lajme
Për këtë në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se Qeveria ka ndaluar përdorimin e thëngjillit si masë paraprake për ndotjen e ajrit, raporton lajmi.net.
Haradinaj ka bërë të ditur se priten edhe vendime të tjera nga kabineti i tij, duke shtuar se nuk janë të njoftuar për masa urgjente. /Lajmi.net/