Kryeministri s’tërhiqet, opozita pret reflektimin e tij (Video)

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe dhe Demarkacioni me Malin e Zi nuk janë probleme reale. Mustafa në llogarinë e tij në facebook ka thënë se problemi kryesor është, siç e ka quajtur ai, hyxhymi i opozitës për ta marrë pushtetin me dhunë.

Lajme

10/10/2015 21:41

“Për vendin tonë nuk janë problem real as Asociacioni dhe as Demarkacioni me Malin e Zi. Problem është abstenimi në zbatimin e ligjit dhe rregullave, që stimulon hyxhymin e dhunshëm për të ardhur në pushtet jashtë rregullave demokratike. Është Gjykata Kushtetuese ajo që vlerëson çdo pikë të marrëveshjes, dhe nëse del se edhe një pikë nuk është në harmoni me Kushtetutën ajo nuk do të implementohet”, ka shkaruar Mustafa.

Këto deklarata të Kryeministrit, opozita i sheh si deklaratë joserioze. Opozita vlerëson se nënshkrimet e mbledhura nga qytetarët tregojnë se sa reale janë këto probleme.

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se kryeministri përmes deklarimeve në facebook është duke treguar mungesë absolute të seriozitetit. Ymeri tha se nuk po kërkojnë asgjë më shumë përveç kundërshtimit të marrëveshjeve të Brukselit.

Bilall Sherifi nga NISMA për Kosovën tha për Tribuna Channel se Isa Mustafa nuk është në pozitën e kryeministrit për të zgjidhur problemet e tij, por të Kosovës. /Tribuna Channel

YouTube player