Kryeministri slloven viziton Manastirin e Deçanit: Detyra jonë të mbrojmë pakicat

Detyra e ushtarëve Slloven është të mbrojnë pakicat nga sulmet e mundshme nga një shumicë ekstreme e popullsisë, për sa kohë që KFOR-i gjendet në Kosovë situata do të jetë e qetë dhe e qëndrueshme këtu dhe në rajon, ishin deklaratat e kryeministrit të Sllovenisë, Marjan Sarec, i cili ishte në fillim të javës për vizitë në Kosovë.

Lajme

11/12/2019 23:49

Ai takoi Igumenin Sava Janjic në Manastirin e Deçanit dhe ushtarët sllovenë në Pejë, por nuk takoi askënd nga elita politike e Kosovës, shkruan Gazeta Metro, duke transmetuar mediet sllovene.

Në janar, Forcat e Armatosura Sllovene do të festojnë 20 vjetorin e qëndrimit në misionin ndërkombëtarë në Kosovë, me këtë rast Kryeministri Slloven Marjan Sarec për herë të parë në prag të festave të krishtlindjeve vizitoi 250 ushtarët, që gjenden në bazën ushtrake Italiane në Pejë, shkruan sot Gazeta Sllovene “Delo”.

Kryeministri Sarec me delegacionin e tij vizituan edhe manastirin e Kishën Ortodokse në Deçan, të cilin e ruajnë ushtarët Slloven, ai shkoi atje për tu siguruar se a është situata e qetë që ushtarët Slloven të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.

“Për sa kohë që KFOR-i gjendet këtu, situata do të jetë e qetë dhe e qëndrueshme këtu dhe në rajon. Nëse situata do të përkeqësohej, të gjithë do të kemi probleme, kështu që është në interesin tonë, që ky regjion të jetë i qetë andaj KFOR-i luan një rol kryesor në këtë” kishte deklaruar Sarec.

Sipas shkrimit të gazetës Sllovene “Delo”, Manastiri i Deçanit është nën mbrojtjen e UNESCO-s që nga viti 2004, ai u sulmua për herë të fundit në vitin 2016 nga ekstremistët islamikë, gjoja anëtarët e Kosovës të një shteti Islamik të vetëshpallur. Njësia Sllovene ka më shumë përgjegjësi, sepse është ndërmjetësuesi i parë në rast se vie deri te incidentet e mundshme, andaj Kryeministri Sarec beson se detyra e ushtarëve Slloven është të mbrojnë pakicat nga sulmet e mundshme nga një shumicë ekstreme e popullsisë, që është shumë e rëndësishme dhe jo qëllim në vetvete.

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjic, kishte potencuar se ishte shumë e rëndësishme për ta që forcat e KFOR-it të mbesin në Kosovë, në veçanti forcat Sllovene dhe Italiane që treguan gatishmëri dhe interesim për mbrojtjen e Manastirit.

“Ne jemi shumë të shqetësuar mbi përpjekjet për t’i ndarë teritoret ose idenë e zonave etnike të pastra, ne jemi të shqetësuar për mënyrën se si veprojnë ata dhe çfarë thonë ata në Evropë. Ne jemi të shqetësuar nga deklaratat se ky është një teritor etnikisht i pastër shqiptar, andaj duam veprime më të kujdesshme dhe të mençura nga politikanët tanë, që të gjenin një zgjidhje politike në rast të mosmarrëveshjeve” kishte deklaruar Janjic

Ai gjithashtu kishte theksuar se institucionet fetare jo gjithmonë luajnë një rol që të kontribuojnë për paqen. Për fat të keq sipas Janjicit, si në kisha ashtu edhe në xhamia, ka njerëz që pranojnë politizimin e bashkësive fetare.

Sarec shpreson që ndërgjegjësimi i opinionit publik të brendshëm do të kthehet drejt një mirëkuptimi më të madh për funksionimin ndërkombëtar të ushtrisë, dhe që misione të tilla mund të mirëmbahen dhe forcohen në të ardhmen.