Kryeministri serb shpëton fëmijët nga vërshimet (Video)

Reshjet e pandërprera të shiut kanë bërë që uji të vërshojë shumë pjesë të Serbisë. Kryeministri i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, është aktivizuar drejtpërdrejtë në ekipet e shpëtimit, për personat e ngujuar nga vërshimet. 

Lajme

16/05/2014 18:30

Gjatë një vizite që i ka bërë të xhandarmërisë, policisë dhe ushtrisë, në Obrenovac, ku po evakuohen banorët, Vuçiq ka marrë pjesë drejtpërdrejtë në një aksion. 

Ai me këtë rast shihet ku bashkë me ekipet e shpëtimit, nxjerrin në tokë, një familje. 

Kryeministri serb, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare, fitoi rreth 50 për qind të votave dhe mori drejtimin e ekzekutivit, shihet tek tërheq një bebe nga barka. 

Një rast thuajse i ngjashëm ku Vuçiq, shpëton një fëmijë, kishte ndodhur edhe gjatë dimrit, kur bora dhe stuhia kishte bllokuar rrugët e Serbisë. 

Në atë rast, kryeministri serb kishte nxjerrë nga autobusi i ngujuar, një fëmijë dhe e kishte dërguar vetë te helikopteri. 

Rastësisht fëmija kishte qëlluar të jetë shqiptar, i një familje e cila po udhëtonte nga perëndimi për në Kosovë, nëpër Serbi.