Kryeministri që gjithmonë është në biçikletë (Foto)
Në Kosovë nuk jemi mësuar t'i shohim që zyrtarë të lartë të përdorin biçikletën si mjet transporti, por nëpër botë shumë prej tyre i kanë pjesë të jetës, e i kanë edhe shtigjet për to.
Lifestyle
Një rast që vlen të përmendet është kryeministri i Holandës, Mark Rutte, që si mjet transportues përdor vetëm biçikletën, ai shkon në punë me atë, kthehet, dhe bënë të gjitha punët tjera. Ai nuk përdor as makinë, as autobus apo tramvaj.
Edhe pse Holanda, një shtet i pasur dhe njëkohësisht fuqia e 16 më e madhe në botë, që edhe Kryeministri i saj do që mund të ketë standard të lartë, ai lë anash luksin duke zgjedhur tradicionalen.