Kryeministri nuk i komenton deklaratat e O’Connellit për tërheqjen e njohjeve

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk i ka komentuar deklaratat e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O`Connell, për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga disa shtete.

Lajme

09/11/2018 12:26

“Nuk e kam pa çka ka shkru ambasadori O’Connell, si ta shoh ju përgjigjem. Me jepni pak kohë”, tha Haradinaj shkurtimisht.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se disa vende e kanë tërhequr njohjen ndaj shtetit të Kosovës.

O’Connell i pyetur nga një qytetar gjatë një bashkëbisedimi në ‘Facebook’ tha se nuk ka justifikim për këto veprime.

“Fatkeqësisht, disa vende i kanë tërhequr njohjet e tyre për Kosovën. Nuk mendojmë qe ka ndonjë justifikim për këto veprime. Kosova i përmbush të gjitha kriteret për të qenë një shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran”, është përgjigjur ai.