Kryeministri niset për New York

Kryeministri Thaçi ka udhëtuar për të marrë pjesë në seancën e Asamblesë se OKB’së.

Lajme

21/09/2013 10:57

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në New York, për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Siç ka njoftuar Zyra për Shtyp e Kryeministrit. gjatë kohës së qëndrimit në New York, ai do të ketë takime me burrështetas dhe diplomatë të shteteve të ndryshme.

Në mbledhjen e Qeverisë, të enjten, Thaçi kishte deklaruar se pjesëmarrja në këtë seancë do të shfrytëzohej edhe për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës.