Kryeministri Mustafa në qejf, kështu e hedh vallen në dasmën e djalit (Foto)

Stina e vjeshtës ia ka 'marrë' ahenxhet më madhore asaj të verës pasi fëmijët e personave publik e në detyrë kanë vendosur që këto ditë me shi e të ftohta të martohen.

ShowBiz

12/11/2016 22:00

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sonte është shumë në qejf pasi po e marton djalin e tij Besnikun, shkruan lajmi.net

Aty të pranishëm janë një numër i madh mysafirësh e gjithashtu nuk kanë pasur se si të mungojnë edhe ‘paria’ e LDK-së me bashkëshortet.

Kujtojmë se dasmat që u përfolën shumë ishin ajo e djalit të Shyhrete Behulit, djalit të Nystret Muçiqit, dasma e këngëtarit Mark Marku e edhe kjo e djalit të kryeministrit Mustafa prej të cilës po qarkullojnë foto të ndryshme nga vendi i ngjarjes./lajmi.net