Kryeministri Mustafa emërohen tre zëvendësministra

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar Petrit Selimin, zëvendës ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ramadan Ilazin në ministrinë e Integrimeve Evropiane dhe Agim Krasnqin në ministrinë e Financave, raporton gazeta Tribuna duke iu referuar burimeve të saj.

Lajme

02/02/2015 11:42

Dy zëvendësministrat e parë vijnë nga partia e Hashim Thaçit, kurse Agim Krasniqi nga LDK-ja. 

Shefi i qeverisë pati emëruar Bajram Gecajn si zëvendësministër të Pushtetit Lokal. 

Pritet që në ditët në vijim të bëhet edhe emërimin e zëvendësministrave të tjerë në qeverinë ‘Mustafa 1’, numri i të cilëve pritet të arrijë në 50 sish.