Kryeministri Mustafa: Bordi i AKP-së kompletohet në prill

Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), do të kompletohet gjatë muajit prill. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Lajme

14/03/2015 16:58

Ai gjatë vizitës që i ka bërë sot komunës së Gjakovës, ku është takuar me kryetaren Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se me funksionalizmin e këtij bordi do të trajtohen edhe kërkesat e komunës së Gjakovës të cilat lidhen me zonat industriale.

“Nuk e kemi ende të kompletuar Bordin e AKP-së. Unë mendoj që gjatë marsit, përkatësisht në prill do ta kompletojmë Bordin dhe do të funksionalizohet, do të trajtohen kërkesat e Komunë së Gjakovës në AKP dhe ne do të krijojmë kushte Ligjore me Projekt-Ligjin mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike që Qeveria, përkatësisht Kuvendi, të mundet që në rast se arsyeton kërkesën ekonomike të merr masa që disa nga këto prona t’i vejë në funksion të zhvillimit ekonomik”, tha ai.

ZKM-03