Kryeministri me një bankë familjare

Një rezolutë e Parlamentit Evropian, që do të diskutohen në shkurt, do t’i kërkojnë Malit të Zi që ta hetojë deri në fund rastin e korrupsionit politik dhe të transaksioneve të dyshuara të pastrimit të parave ngarkim të një banke që drejtohet nga familja e kryeministrit.

Lajme

27/01/2016 23:54

155 eurodeputetë kanë paraqitur një projekt-rezolutë për Malin e Zi, shumica e të cilëve i bëri thirrje Podgoricës që ta luftojë korrupsionin politik, akuzat për tregtimin e votës, si dhe statusin e privatizimit të “Telekom”-it.

Rezoluta, e hartuar nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit kërkon “edhe një herë” një informacion mbi gjendjen e hetimin për skandalin e përgjimit të paligjshëm, dhe eurodeputetja suedeze Jasenka Selimoviç i ka bërë thirrje qeverisë që ta bëjë këtë para zgjedhjeve të ardhshme, të planifikuara këtë vit.

Historia u shfaq në shkurt të vitit 2013, pasi media publikoi transkripte të kasetave që u regjistruan gjatë disa seancave të Partisë Social Demokrate, DPS. Në bazë të asaj që doli, dukej se zyrtarët e partisë i premtonin vende pune dhe kredi mbështetësve dhe donatorëve përpara fushatës zgjedhore.

Prokuroria e Podgoricës ka kryer tashmë një hetim për shpërdorim të dyshuar të fondeve shtetërore dhe shpërdorim të detyrës nga ana e socialistëve në zgjedhjet e fundit në DPS, por nuk është ndërmarrë ende asnjë veprim paneal ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Milo Gjukanoviq./mapo