Kryeministri mbetet pa krahun e djathtë, Emiratet ia marrin Avni Arifin

Krahu i djathë i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka marrë dritën jeshile nga institucionet e Emirateve të Bashkuara Arabe për marrjen e postit të ambasadorit rezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet.

Lajme

21/03/2019 16:15

Kryeministri do të mbetët pa njëri prej njerëzve më të afërt të tij dhe më të rëndësishëm të kabinetit të tij, Avni Arifin, brenda një kohe të shkurtër.

Lajmi.net ka siguruar dokumentin ku Emiratet e Bashkuara i kanë aprovuar  që Arifi të operojë si ambasador i Kosovës atje.

 

“Ministria e Punëve të Jashtme të Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Shtetit të Emirateve të Bashkuara, ka nderin të njoftojë ambasadën e nderuar me aprovimin dhe pëlqimin e Qeverisë së Shtetit të Emirateve të Bashkuara, për emërimin e shtz. Avni Arifi, që të jetë ambasador i Republikës së Kosovës i akredituar në shtet , rezident në Abu Dhabi”, thuhet në dokumentin e siguruar nga lajmi.net.

Arifi deri tani kishte ushtruar postin e shefit të stafit politik të kryeministrit të Qeveris së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërsa para këtij posti ai ishte kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë dhe njeri me ndikim në këtë parti. /Lajmi.net/