Kryeministri Kurti takohet me mërgatën kosovare në Irlandë

Kryeministri Albin Kurti është takuar me mërgatën kosovare në Irlandë, gjatë vizitës së parë të tij atje. Gjatë këtij takimi u diskutua për Kosovën, rreth temave aktuale dhe se se çka pritet në të ardhmen, shkruan lajmi.net. Gjithashtu u trajtuan programet e Qeverisë, të cilat synojnë kthimin e bashkatdhetarëve nga Irlanda në Kosovë. Si përfundim,…

Lajme

01/03/2024 09:40

Kryeministri Albin Kurti është takuar me mërgatën kosovare në Irlandë, gjatë vizitës së parë të tij atje.

Gjatë këtij takimi u diskutua për Kosovën, rreth temave aktuale dhe se se çka pritet në të ardhmen, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu u trajtuan programet e Qeverisë, të cilat synojnë kthimin e bashkatdhetarëve nga Irlanda në Kosovë.

Si përfundim, Kurti falënderoi ata për këtë takim dhe për bisedat mjaft produktive mes tyre.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Kurti takoi e bashkëbisedoi me mërgatën tonë në Irlandë 

Me të filluar vizitën e tij të parë zyrtare në Irlandë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi e bashkëbisedoi me mërgatën tonë.

Ky takim i parë me diasporën tonë atje, u karakterizua nga diskutime për shtetin tonë, për të tashmen e të ardhmen.

Kryeministri Kurti theksoi se diaspora jonë janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës. U trajtuan në hollësi programet, planet e objektivat e Qeverisë, të cilat synojnë kthimin e trurit dhe bashkatdhetarëve tanë në atdhe.

Diaspora ka kontribuar e vijon të kontribuojë për Kosovën, dhe si Qeveri e kemi obligim që ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim. Mes shumë iniciativash, kryeministri përmendi edhe Fondin Sovran.

Duke shprehur ngazëllimin e mirënjohjen e thellë për të gjithë pjesëmarrësit, për diasporën tonë dhe për dashurinë e tyre për Kosovën, kryeministri Kurti i falënderoi ata për bisedat e frytshme e produktive. /Lajmi.net/