Kryeministri Kurti sot viziton Shqipërinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri. Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate Zyra e Kryeministrit, përcjell lajmi.net. Fillimisht është mësuar se ai do të qëndrojë në Krushë të Madhe dhe atë të Vogël, ndërsa nga aty niset për Shqipëri. Poshtë kufirit, kreu i…

Lajme

25/03/2023 22:57

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate Zyra e Kryeministrit, përcjell lajmi.net.

Fillimisht është mësuar se ai do të qëndrojë në Krushë të Madhe dhe atë të Vogël, ndërsa nga aty niset për Shqipëri.

Poshtë kufirit, kreu i ekzekuviti pritet të takohet me krerë institucionalë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR MEDIA

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 26.3.2023

1.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. 

VENDI: Krushë e Madhe, Krushë e Vogël.KOHA: 08:00

Pas homazheve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, ku do të zhvillojë takime me krerë institucional.