Kryeministri izraelit për vizitë në SHBA

Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu do të pritet në Uashington nga presidenti amerikan, Donald Trump javën e ardhshme.

Bota

20/03/2019 23:31

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Trump do të pres në një vizitë zyrtare kryeministrin izraelit në datat 25 dhe 26 mars.

Dy liderët, thuhet në këtë deklaratë, do të kenë në qendër të bisedimeve problemet që lidhen me sigurinë e përbashkët dhe situatën në rajonin e Lindjes së Mesme.

Më 26 mars, parashikohet një darkë shtetërore në nder të kryeministrit izraelit.