Kryeministri izraelit mban sot fjalim në Kongresin amerikan, Obama kundër

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu mban para kongresit amerikan një fjalim, kritikuar më herët nga administrata Obama.

Bota

03/03/2015 11:51

Kështu, këshilltarja për Sigurinë Kombëtare e Presidentit Barack Obama kritikoi ashpër vendimin e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të folur para Kongresit Amerikan lidhur me bisedimet nën drejtimin e SHBA-ve për programin bërthamor të Iranit.

Zoti Netanyahu pranoi ftesën e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, për të folur në Kongresin e Shteteve të Bashkuara më 3 mars, dy javë para zgjedhjeve parlamentare të Izraelit.

Në një intervistë që i dha ditë më parë, Susan Rice tha se vendimi i zotit Netanyahu “ka injektuar në një fare mase ndjenjën e ndarjeve partiake” tek marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Zonja Rice tha se, vendimi i zotit Netanyahu jo vetëm që është për të ardhur keq, por ai është “desktruktiv për marrëdhënien” mes të dy vendeve.

1

Shtëpia e Bardhë është zemëruar me ftesën që i ofroi zoti Boehner udhëheqësit izraelit, pa informuar më parë zyrtarët e administratës Obama.

Presidenti Obama ka thënë se, ai nuk do ta takojë zotin Netanyahu gjatë vizitës së tij, me qëllim që të shmangë ndonjë perceptim që mund të krijohet se ai po përpiqet të ndikojë tek zgjedhjet e Izraelit.