Kryeministri i Italisë: BE-ja të jetë e hapur për Ballkanin Perëndimor ose do rritet ndikimi i Rusisë në rajon

Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se do të jetë në rrezik nëse vazhdon ta lë jashtë Ballkanin Perëndimor.

Lajme

12/07/2017 23:14

Gjatë Samitit në Trieste, ai ka thënë se BE duhet ta mbajë derën e hapur për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, pasi vendet e këtij të fundit përfundimisht duhet t’i bashkohen BE-së sepse janë të rrezikuara nga rritja e ndikimit rus dhe fuqive të tjera botërore.

Gentiloni ka theksuar se vendi i tij dhe Gjermania si partnerë më të mëdhenj tregtar të rajonit, nuk duhet lejuar të tjerët të mbushin boshllëkun që do të krijohet në qoftë se BE-ja do të mbajë dyert e mbyllura për anëtarët e rinj, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht që ka forca të tjera rajonale dhe globale që janë shumë të interesua në ndikimin në rajon”./Lajmi.net/