Kryeministri hungarez: Muri me Serbinë kryhet deri më 31 gusht

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka paralajmëruar sot se rrethoja e gjatë 175 kilometra ndërmjet kufirit hungarezo -serb, që ka për qëllim pengimin e valës së migrantëve, do të përfundoj deri më 31 gusht të këtij viti.

Lajme

25/07/2015 15:34

Orban ka shtuar se përvoja tregon se kjo mënyrë e mbylljes së kufijve rezulton me zvogëlimin e kalimeve ilegale të kufirit për rreth 85 për qind, transmeton Koha.net raportin e agjencisë hungareze të lajmeve MTI.

Kryeministri hungarez, duke komentuar valën e madhe të migrantëve në Evropë, ka thënë se vlerat evropiane, stili evropian i jetës, mbijetesa e kombeve në Evropë në tërësi është në rrezik duke shtuar se “rreziku i vërtetë nuk vjen nga zonat e luftës , por nga thellësia e Afrikës”.

“Sot nuk bëhet fjalë se në çfarë Evrope duan të jetojnë hungarezët, porse a do të ekzistojë më ajo që ne e quajmë Evropë”, ka theksuar ai.

“Përgjigja jonë është e qartë: Ne duam që Evropa të mbetet evropiane”, ta theksuar kryeministri hungarez.