Kryeministri Haradinaj: E gëzofshim Festën e Bajramit në harmoni fetare siç dimë ne shqiptarët

9:49 | 15 Qershor 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarët e Kabinetit Qeveritar dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar Festën e Fitër Bajramit. 

Kryeministri Haradinaj uroi Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës, duke përgëzuar për këtë festë.

“E gëzofshim si është më së miri këtë festë në harmoni fetare siç dimë ne shqiptarët dhe njëkohësisht shpreh mirënjohje për ata që kanë agjëruar me lutjen që Zoti t’ua pranojë sakrificën”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka shprehur konsideratë të lartë për Bashkësinë Islame të Kosovës, por edhe për bashkësitë tjera fetare, për punën e bërë në unitetin e qytetarëve tanë. /Lajmi.net/