Kryeministri francez pret trefishim të xhihadistëve evropianë

Rreth 10,000 evropianë do të mund të merrnin pjesë në xhihad në Irak e Siri deri në fund të këtij viti, paralajmëroi të dielën kryeministri francez Manuel Valls, qo do të sihte trefish më shumë sesa numri i tashëm.

Bota

08/03/2015 15:32

“Sot në Irak dhe Siri ka rreth 3,000 evropianë. Kur bëni projektimin për muajt që vijnë, do të mund të bëhen 5,— para verës dhe 10,000 deri në fund të vitit”, tha Valls për televizionin francez “iTele”.

“A e kuptoni se për çfarë kërcënimi paraqet kjo?”, shtoi pyetjen ai.

Valls tha se janë rreth 1,400 njerëz që tashmë janë në ato zona konflikti, të cilët  janë kthyer nga atje dhe që planifikojnë prapë të shkojnë.

“Tashmë kemi rreth 90 shtetas francezë që kanë vdekur me armë në dorë, duke luftuar kundër vlerave tona”.

“Duhet të ballafaqohemi me nivel posaçërisht të lartë të kërcënimit në Francë, në Evropë dhe në shtetet tjera”, shtoi kryeministri francez.

Franca dhe Belgjika janë duke shënuar numrin më të madh të vullnetarëve që shkojnë për t;iu bashkuar grupit xhihadist Shteti Islamik në Sii dhe Irak.

Muajin e kaluar Franca iu konfiskoi pasaportat gjashtë shtetasve të saj, kurse 40 të tjerëve iu ndaloi udhëtimin jashtë vendit, pasi kishin ndërmne të shkonin në Siri dhe Irak.