Kryeministri e vlerëson pozitivisht që në këtë fazë, janë bashkë LDK e PDK

23:07 | 9 Shkurt 2016

Isa Mustafa

“Jo për t’u konformuar me njëri-tjetrin. Por, për ta qeverisur Kosovën në një fazë të përmbylljes të tranzicionit të gjatë në të gjitha fushat e jetës”, shkruan Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa, dekalroi se në  takimin e sotëm me shoqërinë civile, ka theksuar  se është  i bindur që sikurse për të,  edhe për  z. Thaçi, do të ishte më e lehtë të drejtonin subjektet politike si rivalë politikë.

“Por, tani kemi realitet tjetër. Rezultati i zgjedhjeve dhe nevoja për drejtuar Kosovën në një fazë të ndjeshme për të ardhmen e saj, na ka bërë bashkë”, shkruan Mustafa në llogarinë e tij në facebook, raporton lajmi.net.

“Jo për t’u konformuar me njëri-tjetrin. Por, për ta qeverisur Kosovën në një fazë të përmbylljes të tranzicionit të gjatë në të gjitha fushat e jetës”, shkruan Mustafa.

Sipas kreut të qeverisë, për vendime të mëdha, të cilat po i merr Kosova në këtë mandat, por edhe për të ardhmen e vendit, koalicioni i dy partive shtetformuese, dhe ushtrimi i përgjegjësive mbi parimet e marrëveshjes së koalicionit, me një rol konkurrues të opozitës, del të jetë alternativa më e mirë e suksesit dhe e ndërtimit demokratik të vendit./lajmi.net