“Kryeministër Albin! Qyqan vendim paske marr!”
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Alin Kurti, pasi ka shfuqizuar vendimet e ish-kryeministrit Haradinaj për dhënien e tokave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit disa komunave.

Lajme
Ramosaj përmes një njoftimi në Facebook ka thanë se ky ishte nder vendimet me të mira të Ramush Raradinaj.
Ky është reagimi i plotë:
Kryeministër Albin! Qyqan vendim paske marr!
Ndër vendimet më të mira që janë marr ndonjëherë për komunat, është vendimi i qeverisë Haradinaj, për dhënien e pronave komunave, të cilat prona administroheshin nga APK.
Vendimi në fjalë i 2019, nxjerrur nga qeveria Haradinaj në atë kohë, konkretisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i ka lehtësuar komunat që nuk kanë prona komunale, duke krijuar një standard të ri të zhvillimit ekonomik dhe mundësinë e realizimit të interesit publik të shprehur nga komunat, në këtë rast nga Komuna e Deçanit.