Kryekëshilltari i Osmanit me arsyetim të lodhtë pasi sulmoi mediat, e luan ‘kryeredaktorin’ në postimin e tij

Pasi tha se raportimet se një vendim i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten Osmani, kryekëshilltari i të pares së vendit, Blerim Vela ka lëshuar një arsyetim të dobët duke thënë se e ka pasur fjalën për “shpërndarësit e dezinformatave”. Në një postim të ri në Twitter, Vela ka thënë se mediat e lira janë themel…

Lajme

30/03/2023 14:20

Pasi tha se raportimet se një vendim i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten Osmani, kryekëshilltari i të pares së vendit, Blerim Vela ka lëshuar një arsyetim të dobët duke thënë se e ka pasur fjalën për “shpërndarësit e dezinformatave”.

Në një postim të ri në Twitter, Vela ka thënë se mediat e lira janë themel i demokracisë, shkruan lajmi.net.

Vela ka hyrë pak edhe në rolin e kryeredaktorit duke thënë se ato duhet ta zbërthejnë se kush janë porositësit e dezinformatave.

“Media të nderuara, reagimi im ka të bëj me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me mediat, të cilat e kanë të drejtën e tyre për raportim të lirë. Mediat e lira janë themel i demokracisë. I inkurajoj që ta zbërthejnë mëtej kush janë porositësit e dezinformatave”, shkroi Vela.

Në një postim të mëhershëm, Vela shkoi fort larg duke thënë se këto raportime për rrëzimin e mundshëm të presidentes Osmani janë “tentim-puç”.

Madje tha se këto shkrime janë të nxitura e orkestruara nga grupet kriminale në veri. /Lajmi.net/