Kryeinspektori Syla infektohet me koronavirus: Pash Zotin mbani maskat!

Kryeinspektori i Tregut në Ministrinë e Tregtisë, Lulzim Syla ka dalur pozitiv në testin për Covid-19.

Lajme

29/10/2020 10:02

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Syla.

“Dje e kam bërë testin, sot mora rezultatin pozitiv. Të them të drejtën dje kam qenë më keq, kam pasur dhimbje të kokës dhe marramendje. Sot janë me lehtë, por unë jam vetizoluar që dy ditë kur më janë shfaqur simptomat. Ju bëjë apel të gjithëve, pash Zotin mbani maskat, ashtu siç ka rekomanduar IKSHKP, kjo nuk është hajgare”, ka thënë Syla.

Ndryshe në ditët e fundit është raportuar numër i madh i rasteve me Covid-19 në vendin tonë.

Vetëm dje IKSHPK ka njoftuar se janë raportuar 281 raste pozitive. /Lajmi.net/