Kryeimami i Mekës: Xhihadistët janë armiku nr.1 i Islamit

Kryeimami i Arabisë Saudite, ku gjendet edhe vendi i shenjtë mysliman, Meka, Abdel Aziz Al-Sheikh ka kritikuar shumë ashpër të martën xhihadistët e “Shtetit Islam” dhe ata të “Al-Qaedas”, duke i cilësuar si “armiku numër 1 i Islamit”.

Bota

19/08/2014 18:59

Idetë e ekstremizmit, radikalizmit dhe të terrorizmit nuk kanë kurrgjë të përbashkët me Islamin dhe (autorët e tyre) janë armiku numër 1 i Islamit, ka deklaruar myftiu i madh nëpërmjet një komunikate, duke përmendur me emër “Shtetin Islam” në Irak dhe Siri, si dhe “Al-Qaedan”.

Sipas tij, myslimanët janë viktimë kryesore këtyre ekstremistëve.