Kryediplomati rus Sergey Lavrov e quan debil homologun e tij saudit (Video)

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov ka shpërthyer gjatë një konference për media. Ai ka sharë homologun e tij saudit derisa kanë shfaqur mospajtimet për Sirinë.

Bota

13/08/2015 15:02

Video-incizimet tregojnë Lavrovin duke dëgjuar përkthimin nga gjuha arabe, duke mbajtur në dorë telefonin, duke marrë shënime derisa thotë “ fu**ing morons”. Ndërkohë mbetet e paqartë kujt ia ka drejtuar sharjen ai, fotoreporterëve që nuk i ka në qejf apo kolegut saudit për shkak të mospajtimeve për Sirinë dhe fatin e Presidenti Al –Assad.

YouTube player