Kryediplomati austriak arrin në MPJ, përqafon ministren Gërvalla

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg po viziton sot Kosovën.

Lajme

14/06/2022 12:12

Pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani, kryediplomati austriak tani ka takuar edhe homologen e tij, ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ai është parë në disponim të mirë, ashtu siç ishte edhe përgjatë takimit me Osmanin.

Madje ministri austriak është parë shumë më i afërt se shumë zyrtarë të tjerë kur vizitojnë Kosovën.

Ministri pas puthjes së dorës që i bëri presidentes Osmani, është parë teksa ka përqafuar edhe ministren Gërvalla.

Ministri austriak, Schallenberg pritet që pasdite të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti./Lajmi.net/