Krujë, zbulohet garazhi i përpunimit të hashashit
Një garazh për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike u zbulua nga policia në Krujë. Në pranga ra pronari i garazhit Emerlla Stafa, 51 vjeç.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2016/11/Hashash-Kurvelesh_3.jpg)
Lajme
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u sekuestruan 300 bimë narkotike në proces tharjeje, 5 kilogramë lëndë narkotike dhe një armë zjarri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëvë”, “Kultivimi i bimëve narkotike”dhe” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. / Top Channel