Krstiç: Nuk ka postblloqe në Brezovicë, janë vetëm parkingje

Nënkryetari i komunës së Shtërpcës, Nikolla Krstiç, e ka mohuar ekzistimin e postblloqeve në Brezovicë. Sipas tij, lajmi për vendosjen e tyre, është i gabuar.

Lajme

29/01/2015 17:16

Ai ka thënë se qytetarët të cilët e shfrytëzojnë parkun e internacional për skijim janë të obliguar të paguajnë vetëm parkingun.

“Ju keni informata të gabuara, nuk ka postblloqe, qytetarët duhet të paguajnë vetëm parkingun kjo për shkak se komuna kujdeset për heqjen e borës dhe se për atë edhe duhet të bëjnë pagesë, ndërsa pagesa të tjera nuk bëjnë”, ka thënë Krstiç, për Kosovapress.

Ndryshe, informata se është vendosur bllokada në Brezovicë ishte njoftuar nga ish ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Dardan Gashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se është ri kthyer postblloku ilegal në shtigjet e skijimit në Brezovicë.

Gashi ka njoftuar se me këtë veprim po plaçkiten qytetarët, për këtë ai ka rikujtuar se Parku është pronë e Kosovës.

Ai po ashtu e ka kritikuar Qeverinë, e cila sipas tij, po tregohet e pa aftë karshi Jabllanoviqit.