Kroosit i pëlqeu Old Trafford

Mesfushori i Bayern Munichut, Toni Kroos është objektiv i Manchester Unitedit. Në fakt, kampioni i Premierligës e përcolli yllin gjerman duke u paraqitur në Old Trafford, por vetëm si kundërshtar në kuadër të ndeshjes së parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma. Dhe, derisa menaxheri David Moyes vazhdon të bëjë përpjekje për…

Sport

02/04/2014 11:15

Mesfushori i Bayern Munichut, Toni Kroos është objektiv i Manchester Unitedit.

Në fakt, kampioni i Premierligës e përcolli yllin gjerman duke u paraqitur në Old Trafford, por vetëm si kundërshtar në kuadër të ndeshjes së parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.

Dhe, derisa menaxheri David Moyes vazhdon të bëjë përpjekje për transferimin e tij në fund të sezonit, Kroos ka mbetur i mahnitur nga stadiumi i Unitedit.

“Old Trafford është një stadium i mrekullueshëm”, deklaroi Kroos për të përditshmen gjermane TZ. Mirëpo, e mira e ka një të keqe për Unitedin.

“Por, insistoj se jam i përkushtuar maksimalisht në Bayern dhe jam mirë këtu”, u shpreh mesfushori gjerman duke injoruar interesimin e Unitedit për shërbimet e tij.

Kroos ngadalë është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayernin dhe ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të tij në Allianz Arena.