Kroos zgjedh formacionin me të cilin do të luante në lamtumirën e tij

Toni Kroos dhe Real Madrid janë duke u përgatitur për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Sport

06/08/2020 09:26

Por, mesfushori gjerman ka gjetur kohë për të bërë një lidhje drejtpërdrejt më vëllanë e tij, Felix, ku një nga ndjekësit i ka parashtruar një pyetje mjaft interesante.

Një ndjekës, e pyeti Kroosin se cilët lojtarë do t’i dëshironte në formacionin e tij në ndeshjen e lamtumirës.

Në portë, është Manuel Neuer, me të cilin Toni Kroos ka luajtur te Bayern Munich dhe Kombëtarja e Gjermanisë.

Reinartz dhe Castro janë në mbrojtje, me këtë dyshe, Ramos ka luajtur te Bayer Leverkusen. Aty nuk mungon edhe Sergio Ramos.

Kimmich dhe Casemiro janë në pjesën defansive të mesfushës, ndërsa në pjesën para, janë Modric, dhe vetë ai, Kroos.

Gjermani në fazën sulmuese ka zgjedhur Mullerin, Klosen dhe Cristiano Ronaldon, me këtë të fundit që e cilëson si më të mirin me të cilin ka luajtur./Lajmi.net/