Kroos ‘refuzon’ Man Utd-in

Mesfushori i Bayern Munichut, Toni Kroos ka përjashtuar mundësinë e transferimit të tij në Manchester United, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Ylli gjerman thotë se do të jetë i befasuar nëse klubi e lejon të largohet nga Allianz Arena.

Sport

23/05/2014 11:36

Toni Kroos ka përjashtuar mundësinë e transferimit në Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës dhe nuk pret të largohet nga Bayern Munich.

United filloi bisedimet me Bayernin rreth angazhimit të mesfushorit. Por, Kroos duket se i ka dhënë fund spekulimeve duke theksuar se transferimi “nuk do të jetë i mundshëm”, gjatë kësaj vere.

Lajmi është një goditje e rëndë në planet e menaxherit të ri të Unitedit, Louis van Gaal, derisa ai synon të bëjë ndryshime të mëdha në Old Trafford.

“Do të jem shumë i befasuar nëse Bayern me lejon të largohem para skadimit të kontratës më 2015”, deklaroi Kroos për Bild.

“Klubi ishte shumë i qartë dhe më tha se transferimi më 2014 nuk do të jetë i mundshëm. Kanë qarkulluar shumë spekulime por Manchester United nuk ishte asnjëherë një opsion, dhe nuk është as tani”, u shpreh ai.

Kroos shënoi katër gola në 51 paraqitje në të gjitha garat për Bayernin më 2013/14.