Kroos paralajmëron pensionimin e tij?

Toni Kroos ka folur lidhur me planet për të ardhmen e tij. Mesfushori gjerman, Toni Kroos është pyetur edhe një herë për planet e tij për të ardhmen dhe komentet s’linin asgjë të sigurt. Lojtari i Real Madrid ka bërë të qartë vetëm një gjë: ai dëshiron të pensionohet te Real Madrid. Por, kur? “Unë…

Sport

13/10/2022 13:01

Toni Kroos ka folur lidhur me planet për të ardhmen e tij.

Mesfushori gjerman, Toni Kroos është pyetur edhe një herë për planet e tij për të ardhmen dhe komentet s’linin asgjë të sigurt.

Lojtari i Real Madrid ka bërë të qartë vetëm një gjë: ai dëshiron të pensionohet te Real Madrid. Por, kur?

“Unë e kam bërë të qartë që është Real Madridi skuadra ku dua ta mbyll karrierën”, ka thënë Kroos, transmeton lajmi.net.

“Në çfarë date? S’mund ta them. Ndoshta në një vit apo dy, ose më vonë, s’e di”, shtoi gjermani.

Kroos ka qenë pjesë kyçe e Real Madrid. Ai, me skuadrën ‘Los Blancos’ ka fituar katër Champions League, përfshirë tri radhazi në 2015/16, 2016/17 dhe 2017/18. /Lajmi.net/